Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe

Bëhet e ditur se gjithsej 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës do të marrin pjesë në Kampionatim Evropian të Esports që ka nisur sot në Prishtinë, ndeshjet e së cilit do të zhvillohen në Palestrën e Sporteve “1 Tetori”. Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse, por edhe do të përfaqësohet me ekipin […] The post Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe appeared first on Albinfo.

Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe

Bëhet e ditur se gjithsej 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës do të marrin pjesë në Kampionatim Evropian të Esports që ka nisur sot në Prishtinë, ndeshjet e së cilit do të zhvillohen në Palestrën e Sporteve “1 Tetori”. Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, në ceremoninë e hapjes zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili të pranishmëve iu drejtua në gjuhën angleze, theksoi se megjithëse në botë ky njihet si sport i ri, Kosova ka një storie të gjatë në këtë aktivitet pasi që të rinjtë kosovarë shumë vite më parë filluan angazhimin e tyre në lojërat elektronike nëpër internetcaffe, duke bërë kështu hapat e parë drejtë rritjes profesionale në këtë sport.

Kurti gjithashtu bëri thirrje që nga sot e deri më 13 korrik, ekipi përfaqësues i Kosovës në këtë garë të mbështetet me zemër nga të gjithë adhuruesit dhe praktikuesit e lojërave elektronike-Esports.

Altin Preniqi, Kryetar i Federatës së Esports në Kosovë, tha se organizimi i këtij evropiani është moment historik për Kosovën sepse ky sport sjellë energji të madhe, e mbi të gjitha, miliarda shikues online nga e gjithë bota, duke u bërë kështu mundësi e rrallë për promovimin e imazhit të Republikës së Kosovës në mbarë rruzulin tokësorë.

Ky kampionat organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë./KP

The post Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe appeared first on Albinfo.