Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës nga ZRrE prej 15%

Aktivisti Luan Hasanaj ka reaguar pas njoftimit nga ZRrE se shtrenjtimi i rrymës pritet të jetë rreth 15 %. Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Hasanaj ka njoftuar se ka nisur një fushatë për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrejtimin e energjisë elektrike. Hasanaj ka thënë se arsyet janë të shumta për nisjen e kësaj

Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës nga ZRrE prej 15%


Aktivisti Luan Hasanaj ka reaguar pas njoftimit nga ZRrE se shtrenjtimi i rrymës pritet të jetë rreth 15 %.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Hasanaj ka njoftuar se ka nisur një fushatë për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrejtimin e energjisë elektrike.

Hasanaj ka thënë se arsyet janë të shumta për nisjen e kësaj fushate, pasi sipas tij secili prej nesh i dinë.

Ai ka kërkuar të shpërndahet sa më shumë hashtagu #asnjecentmeshume dhe të bëhet tag Zyra e Rregullatorit për Energji si dhe Qeveria e Kosovës.

Reagimi i tij i plotë:

Miq, po e nisim nje fushate #ascnjecentmeshume per te e kundershtuar propopzimin e ZRRE-se per shtrenjtimin e energjise elektrike. Arsyet jane te bollshme,secili prej nesh i dine.

Shumica e qytetareve te Kosoves nuk mund te e perballojne rritjen e cmimeve!

Ju lutem te e shperndani sa me shume hashtagun #asnjecentmeshume dhe te behet tag Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Qeveria e Kosoves.

Zyra e Rregullatorit për Energji

Qeveria e Republikës së Kosovës