Nisma ia jep votat Kurtit, “por duhet të sqarohet pozita e Dimal Bashës”, thotë Izmaku
Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje për të biseduar rreth formimit të qeverisë së re, raporton KosovaPress. Ndërkohë që kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë afat për formimin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, thotë për KosovaPress se partia

Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje për të biseduar rreth formimit të qeverisë së re, raporton KosovaPress.
Ndërkohë që kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë afat për formimin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, deputetja e Nisma-s, Xhevahire Izmaku, thotë për KosovaPress se partia e saj “ka një përgjegjshmëri politike dhe s’ka asnjë arsye mos me qenë në tavolinë të diskutimit me LVV-në”.
Ajo thekson se nëse formimi i qeverisë së re varet vetëm nga tri votat e Nisma Socialdemokrate, “atëherë në raport me krijimin e institucioneve të reja nuk do të ketë kushte”.
Megjithatë, Izmaku thekson domosdoshmërinë që të “sqarohet pozita e kryetarit të Kuvendit”, pasi sipas saj, legjislativi nuk duhet të funksionojë me një figurë e cila ka krijuar përçarje.