Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren
Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë Prizren, konkretisht në fshatin Xërxë. Lidhur me rastin është deklaruar policia. Zëdhënësi për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. “Njësia Rajonale

Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë Prizren, konkretisht në fshatin Xërxë.
Lidhur me rastin është deklaruar policia.
Zëdhënësi për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezaj.