Një i plagosur rëndë nga të shtënat para gjykatës ku po gjykohet vrasësi i Besar Nimanit
Janë bërë tre të shtëna dhe një person ka mbetur i plagosur rëndë. Autori i dyshuar tani është arrestuar. The post Një i plagosur rëndë nga të shtënat para gjykatës ku po gjykohet vrasësi i Besar Nimanit appeared first on Albinfo.

Disa të shtëna janë shkrepur pak më parë para Gjykatës së Landit, të Bielefeld. Aty po vazhdon gjyqi për vrasjen e Besar Nimanit, ish-boksier shqiptar nga Bielefeld. Më pas është njoftuar një arrestim.
Një person u plagos rëndë nga të shtënat pranë gjykatës së përmendur në Bielefeld. Agjencia e lajmeve DPA mësoi nga qarqet policore se ka pasur një sulm të shënjestruar ndaj personave që kanë lidhje me gjyqin për vrasjen e ish-boksierit profesionist Besar Nimani, transmeton albinfo.ch.
Janë bërë tre të shtëna dhe një person ka mbetur i plagosur rëndë. Autori i dyshuar tani është arrestuar.
Është zhvilluar një operacion i madh rreth gjykatës, thuhet nga policia e Bielefeld pa dhënë asnjë detaj.
Por mediumi Neue Westfälische ka raportuar se babai dhe vëllai i të pandehurit, u qëlluan të dy jashtë gjykatës, ndërsa policia nuk e ka konfirmuar këtë lajm ende.
Dëshmitarët okularë kanë raportuar se disa persona ishin shtrirë të plagosur në tokë. Policët po kujdesen për të plagosurit dhe punonjësit e shpëtimit janë duke nxituar aktualisht në gjykatë, konfirmoi policia për WDR.
Dëshmitarët okularë i raportuan WDR-së se kishte dy të plagosur që duhej të rianimoheshin, përcjell albinfo.ch. Ata mësohet se janë babai dhe vëllai i të pandehurit në procesin Nimani.
The post Një i plagosur rëndë nga të shtënat para gjykatës ku po gjykohet vrasësi i Besar Nimanit appeared first on Albinfo.