Një i vdekur dhe një e lënduar nga sulmi me thikë në Kosovë
Një burrë ka humbur jetën dhe një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me mjet të mprehtë në Kosovë. Rasti ka ndodhur të enjten, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim. Sipas njoftimit të Policisë, me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin […] The post Një i vdekur dhe një e lënduar nga sulmi me thikë në Kosovë appeared first on Albinfo.

Një burrë ka humbur jetën dhe një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me mjet të mprehtë në Kosovë. Rasti ka ndodhur të enjten, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim.
Sipas njoftimit të Policisë, me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar menjëherë ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit.
“Mjekët emergjentë, të cilët janë ftuar në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç”, thuhet në njoftim. Personi tjetër i përfshirë në rast, një femër 30-vjeçare, është dërguar për trajtim mjekësor.
Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se të dy personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me motivin apo identitetin e të përfshirëve, ndërsa ka bërë të ditur se veprimet hetimore janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.
The post Një i vdekur dhe një e lënduar nga sulmi me thikë në Kosovë appeared first on Albinfo.