Një i vdekur nga aksidenti në Nabërgjan të Pejës, katër të tjerë lëndohen

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pas një aksident në fshatin Nabërgjan të Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën. Sipas Fadil Gashit, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë […]

Një i vdekur nga aksidenti në Nabërgjan të Pejës, katër të tjerë lëndohen

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar pas një aksident në fshatin Nabërgjan të Pejës, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas Fadil Gashit, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore.Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, ka thënë Gashi.