Një person i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Pejë
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së premte në Pejë. Si pasojë është lënduar një person. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar lajmin për “Front Online”. “Rreth orës 14:30 minuta ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person. Lëndimet

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së premte në Pejë. Si pasojë është lënduar një person.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar lajmin për “Front Online”.
“Rreth orës 14:30 minuta ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person. Lëndimet nuk janë serioze, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor”, u shpreh Gashi.