Një shtytje e përbashkët drejt ndalimit të simboleve naziste në hapësirat publike
Shumica e partive, kantoneve dhe shoqatave civile në Zvicër janë në favor të ndalimit të përdorimit dhe shpërndarjes së simboleve naziste në publik. Konsultimet përkatëse për këtë ligj përfunduan të hënën, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal synon të ndalojë jo vetëm svastikën, por edhe përshëndetjen e Hitlerit, dhe kodet numerike si “18” dhe “88”, të cilat […] The post Një shtytje e përbashkët drejt ndalimit të simboleve naziste në hapësirat publike appeared first on Albinfo.

Shumica e partive, kantoneve dhe shoqatave civile në Zvicër janë në favor të ndalimit të përdorimit dhe shpërndarjes së simboleve naziste në publik. Konsultimet përkatëse për këtë ligj përfunduan të hënën, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Federal synon të ndalojë jo vetëm svastikën, por edhe përshëndetjen e Hitlerit, dhe kodet numerike si “18” dhe “88”, të cilat mund të lexohen si “Adolf Hitler” ose “Heil Hitler”.
Konteksti duhet të përcaktojë nëse simbole të tilla janë të dënueshme.
Për shembull, Këshilli Federal propozon përjashtime nga ndalimi për qëllime arsimore, artistike, shkencore dhe gazetareske.
The post Një shtytje e përbashkët drejt ndalimit të simboleve naziste në hapësirat publike appeared first on Albinfo.