Një super sezon i Xherdan Shaqirit: 18 gola e 20 asistime

Xherdan Shaqiri ka qenë ylli kryesor i Superligës zvicerane këtë edicion The post Një super sezon i Xherdan Shaqirit: 18 gola e 20 asistime appeared first on Albinfo.

Një super sezon i Xherdan Shaqirit: 18 gola e 20 asistime

Ky sezon ishte i Xherdan Shaqirit. Ishte bindshëm më i miri në Superligën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Pas 35 ndeshjeve, Baseli është në krye me 12 pikë më shumë se Servette, dhe kjo fal Shaqirit.

Ai ka 18 gola e 20 asistime. Shifra të frikshme të arritura nga ylli shqiptar.

Është më i miri sa i përket asistimeve dhe golave në Superligën Zvicerane.

Në ndeshjen e fundit ndaj Luganos, kur skuadra e tij ishte me dhjetë futbollistë në fushë pas përjashtimit të Albian Ajetit, ai shënoi tre gola në pjesën e dytë.

Shaqiri po e rikthen Baselin te titulli. I pari pas vitit 2017. Xherdan Shaqiri është i jashtëzakonshëm dhe në tri xhirot e fundit, vetëm sa mund të ngrit shifrat e jashtëzakonshme në këtë edicion.

The post Një super sezon i Xherdan Shaqirit: 18 gola e 20 asistime appeared first on Albinfo.