Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës

Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë konflikteve të armatosura dhe nga figura publike në shenjë solidariteti, u gërshetuan simbolikisht me flamujt e shteteve anëtare, përpara selisë së organizatës që njihet si shtëpia evropiane për të drejtat e njeriut, Këshillin e Evropës The post Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës appeared first on Albinfo.

Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës

Instalacioni “Thinking of You” në selinë e Këshillit të Evropës po mbahet për të mbështetur viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte të Armatosura, përpara selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg ka nisur ekspozimi i instalacionit “Thinking of You/Mendoj për Ty” i artistes nga Kosova, Alketa Xhafa-Mripa, si kujtesë për mbi 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë konflikteve të armatosura dhe nga figura publike në shenjë solidariteti, u gërshetuan simbolikisht me flamujt e shteteve anëtare, përpara selisë së organizatës që njihet si shtëpia evropiane për të drejtat e njeriut  Këshilli i Evropës.

Duke e sjellë këtë instalacion në zemër të Evropës, në qytetin që bashkon institucionet kryesore sikurse Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, instalacioni “Mendoj për Ty” është shndërruar në një simbol të qëndresës dhe mbijetesës, duke kapërcyer kufijtë e një vepre artistike.

The post Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës appeared first on Albinfo.