Njohësi i sigurisë: KFOR-i do të vazhdojë të shtojë trupat për të siguruar stabilitetin gjatë zgjedhjeve
Njohësi i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me rritjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se kjo masë është e domosdoshme për të siguruar stabilitetin dhe për të parandaluar incidente. “Zhvillimet politike që po e karakterizojnë Serbinë dhe pjesën atje është dashtë që shtimi i trupave
Njohësi i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me rritjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se kjo masë është e domosdoshme për të siguruar stabilitetin dhe për të parandaluar incidente.
“Zhvillimet politike që po e karakterizojnë Serbinë dhe pjesën atje është dashtë që shtimi i trupave të KFOR në Kosovë do t’i kontribuojë në sigurinë e brendshme duke minimizuar çdo incident të mundshëm të grupacioneve që e cenojnë rëndë sigurinë”, shprehet ai.
Shala theksoi se shtimi i trupave, që do të arrijnë deri në 500 ushtarë, do të vazhdojë deri në përfundim të zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë së re, si një përgjigje ndaj kërcënimeve të mundshme.
“Ky shtim i trupave do të pasojë edhe me të tjerë deri në përfundim të zgjedhjeve dhe deri në formimin e Qeverisë së ardhshme do të kemi shtim të trupave deri në 500 për të minimizuar çdo situatë të mundshme. Informacionet që kanë nxitur komandën e KFOR janë me bazë dhe ka elemente të caktuara që mund të përshkallëzohet sigurinë në Kosovë”, vlerësoi Shala.