“Nuk e pranoi dot faktin që nuk mori atë që dha”, mikesha e Eglit flet për ish- banoren: E dëmtoi verbëria
Aktorja e “Portokalli”-së, Cubi Metkaj, ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për raportin e saj me Egli Takon. Ajo ka treguar se Eglin e ka shoqe dhe mikeshë prej shumë vitesh dhe e njeh shumë mirë. Gjatë intervistës, Cubi bëri një analizë të lojës së Eglit brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe […]

Aktorja e “Portokalli”-së, Cubi Metkaj, ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për raportin e saj me Egli Takon. Ajo ka treguar se Eglin e ka shoqe dhe mikeshë prej shumë vitesh dhe e njeh shumë mirë.
Gjatë intervistës, Cubi bëri një analizë të lojës së Eglit brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe sjelljes së saj me Gjestin. E pyetur nëse loja e ka dëmtuar Eglin apo nëse ajo ka bërë ndonjë gabim, aktorja ndau mendimin e saj mbi situatën.
“E dëmtoi verbëria mendoj unë që pati ndaj Gjestit që e donte me patjetër në formën e saj. Pati një moment që njerëzit mendonin që është lojë dhe ajo e ka si strategji loje këtë pjesën e dashurisë. Unë nuk mendoj se e kishte lojë me aq sa unë e njoh Eglin. Ajo ra vërtetë në dashuri me atë djalin dhe nuk pranoi dot faktin më pas që nuk mori të njëjtën gjë që dha. Prandaj jemi në këtë situatë”, shprehet ajo.
Më pas Cubi u pyet, duke qenë se e njeh Eglin nga jashtë,e keqmenaxhoi ajo, e keqpërdori situatën me Gjestin, apo ishte një gabim i të dyve?
“Unë mendoj që ishte gabim i të dyve. Edhe ajo e keqmenaxhoi ndoshta në një moment dhe nuk e kapi situatën në kohë dhe që të tërhiqej atëherë ndoshta edhe kur banorët e tjerë i thanë. Edhe pse asaj ju duk sikur Rozana iu kthye kundra, në fakt Rozana po përpiqej që ti hapte sytë në shumë momente”, tha Cubi.