Numërohen 100 për qind votat në Gjilan, ky është rezultati

Janë numëruar 100 për qind e votave të rundit të parë në Gjilan. Bazuar në rezultatin e Komisionit Qendror Zgjedhor, në këtë komunë do të ketë balotazh. I pari është kryetari aktual, njëherësh kandidati i LVV-së Alban Hyseni, i cili ka marrë 49.79 për qind e votave apo 21 mijë e 463 vota, derisa ai

Numërohen 100 për qind votat në Gjilan, ky është rezultati

Janë numëruar 100 për qind e votave të rundit të parë në Gjilan.

Bazuar në rezultatin e Komisionit Qendror Zgjedhor, në këtë komunë do të ketë balotazh.

I pari është kryetari aktual, njëherësh kandidati i LVV-së Alban Hyseni, i cili ka marrë 49.79 për qind e votave apo 21 mijë e 463 vota, derisa ai i LDK-së Arbër Ismajli i ka 34.34 për qind apo 14 mijë e 761 vota.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Riad Rashiti, është i treti me 12.23 për qind të votave apo 5 mijë e 273 vota, derisa kandidati nga AAK-ja, Nazim Gagica i ka 843 vota apo 1.96 për qind të votave.