Numërohet rreth 40% e votave nga Diaspora, kryeson PS

Numërohet rreth 40% e zarfeve, kryeson PS me rreth 43 mijë vota, rezultati për partitë e tjera The post Numërohet rreth 40% e votave nga Diaspora, kryeson PS appeared first on Albinfo.

Numërohet rreth 40% e votave nga Diaspora, kryeson PS

Ende po vijon procesi për numërimin e votës së diasporës, përcjell albinfo.ch.

Referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.

Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.

Të dhënat e detajuara të rezultateve paraprake nga KQZ janë si më poshtë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,492 vota

Koalicioni PD-ASHM – 22,481 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6,670 vota

Partia Mundësia – 2,781 vota

Lëvizja Bashkë – 2,067 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) – 880 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 546 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 457 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 207 vota

Lëvizja Atdheu (LA) – 108 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 40 vota

The post Numërohet rreth 40% e votave nga Diaspora, kryeson PS appeared first on Albinfo.