OBSH: 33.5% e vdekjeve të parakohshme vijnë nga problemet kardiovaskulare
1 në 6 persona në Europë vdesin përpara moshës 70 vjeç si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit ose sëmundjeve kronike të frymëmarrjes. Ekspertët e OBSH në raportin e ri për shëndetin në Europë, kanë nxjerrë në pah se 33.5% e vdekjeve të parakohshme vijnë nga problemet me zemrën, me një rrezik pothuajse 5 herë […] The post OBSH: 33.5% e vdekjeve të parakohshme vijnë nga problemet kardiovaskulare appeared first on Albinfo.

1 në 6 persona në Europë vdesin përpara moshës 70 vjeç si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit ose sëmundjeve kronike të frymëmarrjes.
Ekspertët e OBSH në raportin e ri për shëndetin në Europë, kanë nxjerrë në pah se 33.5% e vdekjeve të parakohshme vijnë nga problemet me zemrën, me një rrezik pothuajse 5 herë më të lartë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore sesa në Evropën Perëndimore.
Menjëherë pas tij vijnë Sëmundjet Tumorale të cilat shkaktojnë 32.8% të vdekjeve të parakohshme.
Mes faktorëve ndikues ekspertët fajësojnë konsumin e alkoolit ku cilësohet se Rajoni Evropian ka nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit në botë, me një mesatare prej 8.8 litra alkool të pastër për të rritur në vit.
Edhe përdorimi i duhanit, mbetet i lartë me një prevalencë prej 25.3% tek të rriturit dhe larg objektivit për uljen e konsumit të tij me 30% deri në vitin 2025.
Raporti thekson nevojën për masa urgjente për të përmirësuar politikat shëndetësore dhe për të zvogëluar pabarazitë midis vendeve/euronews
The post OBSH: 33.5% e vdekjeve të parakohshme vijnë nga problemet kardiovaskulare appeared first on Albinfo.