OBSH mbështet propozimin për vendosjen e etiketave paralajmëruese për kancerin në shishet alkoolike

Pak javë më parë u hodh propozimi lidhur me etiketat për paralajmërim mbi rreziqet e kancerit në shishet e pijeve alkoolike. Dega Europiane e OBSH ka mbështetur këtë nismë përmes një deklarate të lëshuar nga zyra në Kopenhagen. OBSH ka raportuar gjithashtu se konsumimi i alkoolit në Bashkimin Europian është dyfish më i lartë se [...]Read More...

OBSH mbështet propozimin për vendosjen e etiketave paralajmëruese për kancerin në shishet alkoolike

Pak javë më parë u hodh propozimi lidhur me etiketat për paralajmërim mbi rreziqet e kancerit në shishet e pijeve alkoolike. Dega Europiane e OBSH ka mbështetur këtë nismë përmes një deklarate të lëshuar nga zyra në Kopenhagen.

OBSH ka raportuar gjithashtu se konsumimi i alkoolit në Bashkimin Europian është dyfish më i lartë se mesatarja globale, me 9.2 litra alkool të pastër për person për vit, ndërkohë që mesatarja globale është 5.5 litra. Kjo i ka kushtuar shëndetit të popullsisë, duke bërë që një në 19 të rritur të vdesin nga shkaqe të lidhura me alkoolin, dhe që tre nga 10 njerëz të diagnostikohen me kancer për shkak të tij. Pothuajse 800,000 vdekje ndodhin çdo vit në Evropë për shkak të konsumit të alkoolit, me kancerin si shkaktarin kryesor të këtyre vdekjeve.

Sipas hulumtimeve të fundit, është evidentuar se duhet të rritet vetëdija e evropianëve për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit. Një pjesë e rëndësishme e përmirësimit të kësaj vetëdijeje mund të arrihet nëpërmjet vendosjes së paralajmërimeve shëndetësore që lidhin konsumimin e alkoolit me kancerin e gjirit dhe zorrës së trashë. Kjo ka të bëjë me përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të inkurajuar më shumë diskutime dhe reflektim mbi rreziqet që alkooli mund të sjellë, duke shtuar se paralajmërimet specifike për llojet e kancerit janë më efektive për të nxitur këto diskutime dhe për të motivuar njerëzit të rishikojnë sjelljet e tyre të konsumit.

Sipas këtij studimi, ndonëse ka një rrezik të konsiderueshëm nga alkooli, vetëdija publike për lidhjen mes konsumit të alkoolit dhe kancerit mbetet ende mjaft e ulët, duke treguar nevojën për më shumë informacione dhe ndërgjegjësim për këtë çështje kritike të shëndetit publik.

/ abcnews.al