OKB, deklaratë për Palestinën/ Miraton konkluzionet e konferencës së korrikut, që u bojkotua nga SHBA dhe Izraeli

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të premten, me shumicë dërrmuese, një deklaratë që përcakton “hapa konkretë, të matshëm dhe të pakthyeshëm” drejt zgjidhjes me dy shtete sa i përket konflktit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës. Deklarata, e hartuar gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në korrik në OKB – [...]Read More...

OKB, deklaratë për Palestinën/ Miraton konkluzionet e konferencës së korrikut, që u bojkotua nga SHBA dhe Izraeli

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të premten, me shumicë dërrmuese, një deklaratë që përcakton “hapa konkretë, të matshëm dhe të pakthyeshëm” drejt zgjidhjes me dy shtete sa i përket konflktit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës.

Deklarata, e hartuar gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në korrik në OKB – nën drejtimin e Arabisë Saudite dhe Francës – u votua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime. SHBA dhe Izraeli bojkotuan konferencën dhe votuan kundër rezolutës ndersa Shqiperia abstenoi.

Teksti shtatëfaqësh i  deklarates dënon sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, të cilat shkaktuan luftën në Gaza, por gjithashtu dënon edhe sulmet izraelite ndaj civilëve e infrastrukturës civile, si dhe bllokadën e urinë, që kanë sjellë një katastrofë humanitare. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se për herë të parë OKB miraton një tekst që dënon Hamasin për krimet e tij dhe kërkon dorëzimin e çarmatimin e tij. Rezoluta u mbështet nga të gjitha shtetet arabe të Gjirit, ndërsa kundër përveç SHBA-së dhe Izraelit votuan edhe Argjentina, Hungaria, Paraguaji dhe disa shtete ishullore të Paqësorit.

Deklarata kërkon ndërprerjen e menjëhershme të luftës dhe vendosjen e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizues nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Nga ana tjetër, SHBA e cilësoi votimin si “një manovër të gabuar dhe të parakohshme publike” që, sipas saj, i jep përfitim Hamasit dhe minon përpjekjet serioze për paqe. Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, e quajti deklaratën “një shfaqje të njëanshme”, duke theksuar se i vetmi përfitues është Hamasi.

Miratimi i Kesaj deklalarate qe kerkon fundin e luftes dhe zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit dhe Palestines vjen perpara takimit te larte qe Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara pritet te mbaje ne 22 shtator. Pikerisht ne kete takim disa vende perendimore perfshire Briantine, Francen, Kanadane, Australine dhe Belgjiken pritet qe te shpallin venimin per njohjen e nje shteti palestinez. Përtej përpjekjeve diplomatike, situata mbetet e tensionuar në Lindjen e Mesme. Katari I cili u sulmua këtë të martë nga Izraeli po mban në Doha këtë fundjave një samit të vendeve të Gjirit ku pritet të merret një vendim mbi kundërpërgjigjen e bashkuaer që bota Arabe do ti japë Tel Avivit.  / abcnews.al /