OKB i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje urgjente për lejimin e plotë dhe të menjëhershëm të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar situatën si një tragjedi në përshkallëzim. “E gjithë ndihma që është autorizuar deri më tani për Gazën është sa një lugë çaji, kur në fakt [...]Read More...

OKB i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje urgjente për lejimin e plotë dhe të menjëhershëm të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar situatën si një tragjedi në përshkallëzim.

“E gjithë ndihma që është autorizuar deri më tani për Gazën është sa një lugë çaji, kur në fakt është e nevojshme një përmbytje ndihmash,” deklaroi Guterres të premten. “Nevojat janë masive dhe pengesat janë tronditëse.”

Ai akuzoi autoritetet izraelite për vendosjen e kuotave të rrepta, ndalimin e furnizimeve kyçe dhe procedura të panevojshme që po bllokojnë shpërndarjen e ndihmave.

“Ndërkohë, ofensiva ushtarake e Izraelit po intensifikohet, me nivele të tmerrshme vrasjesh dhe shkatërrimi. Katër të pestat e territorit të Gazës janë zonë e ndaluar për banorët e saj,” shtoi Guterres.

Shefi i OKB-së kërkoi: Një armëpushim të përhershëm, Lirimin e menjëhershëm të pengjeve, dhe qasje të plotë humanitare në të gjithë Gazën.

Ai theksoi se Kombet e Bashkuara janë të përgatitura për të vepruar menjëherë, me rrjetet logjistike, personelin dhe partnerët lokalë të gatshëm në terren.

Sipas tij, mbi 9,000 kamionë me ndihma humanitare ndodhen aktualisht në pritje për të hyrë në Gaza, ndërkohë që miliona civilë përballen me uri, mungesë uji dhe trajtim mjekësor.