Operacion anti-drogë në Itali/ Organizata drejtohej nga tre shqiptarë, sekuestrohen disa llogari bankare
Një operacion i madh anti-drogë u zhvillua në zonën e Milanos, të premten më 30 maj. Karabinierët e Kompanisë Pioltello, me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Milanos, ekzekutuan një urdhër arresti me burg kundër tre personave dhe urdhëruan kontrolle kundër gjashtë personave të tjerë, në provincat e Milanos dhe Palermos, shkruajnë mediat italiane. [...]Read More...

Një operacion i madh anti-drogë u zhvillua në zonën e Milanos, të premten më 30 maj.
Karabinierët e Kompanisë Pioltello, me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Milanos, ekzekutuan një urdhër arresti me burg kundër tre personave dhe urdhëruan kontrolle kundër gjashtë personave të tjerë, në provincat e Milanos dhe Palermos, shkruajnë mediat italiane.
Falë përgjimeve dhe ndjekjes në terren, hetuesit kanë dokumentuar shitjen e dozave në vende publike nga individë që janë kryesisht shtetas shqiptarë. U identifikuan vendet kryesore të fshehjes së drogës, duke përfshirë një shtëpi private dhe një biznes tregtar, ku ruheshin substancat dhe mblidheshin të ardhurat e trafikimit.
Hetimet kanë vërtetuar se organizata drejtohej nga tre shqiptarë të moshës 46, 43 dhe 48 vjeç, përgjegjës jo vetëm për shpërndarjen e dozave, por edhe për menaxhimin e logjistikës, kontaktet me furnizuesit dhe zgjidhjen e çdo konflikti të brendshëm.
Operacioni çoi gjithashtu në sekuestrimin e dhjetë llogarive bankare, postare dhe depozituese që u atribuohen subjekteve të përfshira, të cilat përmbanin fonde që besohet të jenë rezultat i aktivitetit kriminal./abcnews.al