Operacion i Prokurorisë e AKI’së: Arrestohet një grua e dyshuar për ‘‘Spiunazh’’ – Policia po e bastis banesën e saj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar përmes një komunikate për media se se sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, grua, që dyshohet për spiunazh,. Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se e dyshuara këtë vepër penale, dyshohet se e ka kryer në bashkëkryerje. Tutje, në njoftim

Operacion i Prokurorisë e AKI’së: Arrestohet një grua e dyshuar për ‘‘Spiunazh’’ – Policia po e bastis banesën e saj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar përmes një komunikate për media se se sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, grua, që dyshohet për spiunazh,.

Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se e dyshuara këtë vepër penale, dyshohet se e ka kryer në bashkëkryerje.

Tutje, në njoftim shtohet se e dyshuara është ndaluar për 48 orë dhe se, në këto momente janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

E njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.