Opozita e ndarë, VV e vetme/ Kosova në mes të zgjidhjes politike apo zgjedhjeve të reja
Kosova ka hyrë në një fazë të re ligjore pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, duke shënuar një hap të rëndësishëm në krijimin e institucioneve të reja. Me këtë proces, fillojnë procedurat ligjore që janë të përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës, e cila definon saktësisht afatet dhe hapat që duhet të ndjekë vendi për të formuar

Kosova ka hyrë në një fazë të re ligjore pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, duke shënuar një hap të rëndësishëm në krijimin e institucioneve të reja. Me këtë proces, fillojnë procedurat ligjore që janë të përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës, e cila definon saktësisht afatet dhe hapat që duhet të ndjekë vendi për të formuar strukturat udhëheqëse të tij, shkruan FrontOnline.
Pas këtij zhvillimi të rëndësishëm, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, doli në një konferencë për media ku shpalosi gatishmërinë e tij për të udhëhequr vendin dhe për të bashkëpunuar me partitë e tjera, duke theksuar se nuk ka barrierë për dialog me asnjë parti politike.
Ai shprehu gatishmërinë për të udhëhequr me vendin, duke ftuar edhe partitë tjera politike opozitare për tu bërë bashkë.
“Unë gjatë fushatës zgjedhore kam qenë kundër vijave të kuqe. Këto vijat e kuqe nuk është që i preferoj. Asnjë barrierë me asnjë parti politike me asnjë politikan nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jam I gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda me LDK-në, Aleancën, NISMA-n, edhe subjektet të tjera. S’kemi mbrri në atë fazën qysh duhet me u duk qeveria, nëse vjen radha sigurisht që jam shumë i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që vendit me I dhanë institucione”, ka thënë Hamza gjatë konferencës.
Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë marrëveshje të qartë dhe konkrete. Partia tjetër opozitare, LDK, ka deklaruar se është e gatshme të bëhet pjesë e Qeverisë, por vetëm nëse e udhëheq atë. Ky qëndrim ka bërë që situata të mbetet e pasigurt në lidhje me formimin e Qeverisë së re.
Deputeti i VV-së: S’mundëm me i komentua deklaratat e Hamzës, unë veç e mbështes Qeverinë e re
Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba, për FrontOnline ka folur për formimin e institucioneve të reja, derisa deklaratat e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, për të nuk kanë asnjë rëndësi për procesin e krijimit të Qeverisë së re.
Zyba tha se nuk mund të komentonte deklaratat e Hamzës duke i quajtur ato jo-relevante.
“S’mundem me i komentu deklaratat e Hamzës. Çka ka thënë ai nuk është relevante aspak.” tha ai.
Ai theksoi se çdo çështje që lidhet me ftesat dhe emrat për pozita në Qeveri nuk është në kompetencën e tij, por se këto janë çështje për zyrën e mediave.
“A ka marr ftesë a nuk ka marr ftesë, nuk jam kompetent me tregu, për këtë është zyra e mediave” tha Zyba për FrontOnline.
Në lidhje me formimin e Qeverisë, deputeti i Vetëvendosjes inkurajoi dhe mbështeti procesin e krijimit të qeverisë së re.
“Jemi në një fazë para krijimit të Qeverisë, qeshtu mundem me thënë edhe inkurajoj, edhe i mbështetës Qeverinë e ardhshme, dihet kryeministri, dihet kandidati,” shtoi Zyba.
Ai përfundoi duke uruar dhe përgëzuar fazën aktuale të krijimit të institucioneve të reja.
“Unë veç e uroj dhe përgëzoj fazën që jemi” tha Zyba.
Deputeti Zogaj: Qëndrimet e LDK-së janë të qarta, mbesim aty
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Alban Zogaj, ka folur për FrontOnline, pas certefikimit të rezultatit zgjedhor dhe për qëndrimin e LDK-së, pak pas deklaratës së kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, i cili përseri ftoj opozitën për Qeveri të re.
Zogaj tha se s’ka ndonjë koment për këtë çështje.
‘’Nuk mundem me thënë asnjë koment sot për këtë çështje’’ tha ai për FrontOnline
Zogaj, ripërseritimi qëndrimin e LDK-së¸duke potencuan se mbesin aty me të njëjtat qëndrime.
‘’Qëndrimet e LDK-së janë të qarta, i ka thënë kryetari i parties disa here dhe ne mbesim aty’’ u shpreh ai.
Deputeti Zogaj, deklaroi se nuk ka koment shtesë për këtë.
‘’Nuk mund të jap asnjë koment shtesë’’ përfundoi ai.
Muhaxhiri: VV mund të formojë Qeverinë vetëm me NISMA-n, përkeqardhje se si opozita s’po ka plan dhe vullnet për platformë të përbashkët
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se situata e krijimit të Qeverisë është e qartë dhe se Vetëvendosje (VV) mund të formojë Qeverinë vetëm me një partner të vogël, siç është NISMA.
“Situata është shumë e qartë. VV mund ta bëjë qeverinë vetëm me një partnere të vogël si NISMA” tha Muhaxhiri.
Ai gjithashtu e kritikoi opozitën për mungesë ideje dhe vullneti për të formuar një platformë të përbashkët që do t’i mundësonte atyre të ardhur në pushtet.
“Është për keqardhje që opozita as pas gjithë kësaj kohe nuk ka ide, vullnet dhe plan se si ta realizoj një platformë të përbashkët për të ardhur në pushtet” shtoi analisti për FrontOnline.
Muhaxhiri theksoi se situata politike kërkon një balancë të pushtetit dhe që Kosova nuk mund të ketë disa kryeministra.
“Kosova nuk mund të i ketë disa kryeministra. Duhet balancë mes pushtetit,” u shpreh ai.
Analisti Muhaxhiri paralajmëroi se vonesat në krijimin e Qeverisë mund të kenë pasoja negative për vendin.
“Të gjitha opsionet janë të hapura, por ka indikacione se zgjedhje e Qeverisë mund të shkoj deri në limitet kohore dhe kjo do ishte e dëmshme për Kosovën” përfundoi Muhaxhiri.