Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO. Në konferencën për media të mbajtur pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të martën në Prishtinë, Osmani ka thënë se interesimi i Kosovës për anëtarësim në Aleancë është domosdoshmëri strategjike për paqe në rajon […] The post Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO appeared first on Albinfo.

Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO.

Në konferencën për media të mbajtur pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të martën në Prishtinë, Osmani ka thënë se interesimi i Kosovës për anëtarësim në Aleancë është domosdoshmëri strategjike për paqe në rajon dhe kontinent.

“Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO nuk është thjeshtë një interes shtetëror i yni, por edhe një domosdoshmëri strategjike për paqen në rajon dhe gjithë kontinentin evropian. Ne duam që të thellojmë partneritetin tonë me NATO-n duke zhvilluar çdo ditë e më shumë ushtrinë tonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një forcë bashkëkohore, profesionale dhe ndërvepruese  me forcat partnere në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë”, ka thënë ajo.

The post Osmani: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO appeared first on Albinfo.