Osmani: Italia mike na ka mbështetur në ditë të vështira

Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike e ambasadorë të akredituar në Kosovë. Ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini, tha se Dita e Republikës së Italisë është simbol i demokracisë e unitetit kombëtar. Maurizio potencoi se Italia e mbështetë

Osmani: Italia mike na ka mbështetur në ditë të vështira

Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike e ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini, tha se Dita e Republikës së Italisë është simbol i demokracisë e unitetit kombëtar.

Maurizio potencoi se Italia e mbështetë Kosovën në rrugën euro-integruese dhe të Bashkimit Evropian, derisa përmendi rëndësinë e zgjerimit të BE-së në Ballkan si një strategji kyçe për stabilitetin politik dhe sigurinë e gjithë kontinentit.

Në këtë ceremoni fjalë rasti mbajti edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo vlerësoi mbështetjen e Italisë mike ndaj Kosovës në kohët më të vështira. Osmani ka shprehur falënderime ndaj Italisë edhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt integrimit në BE./RTK