Osmani: Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën
Sot janë bërë katër vite që prej ditës që presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është në krye të presidencës. The post Osmani: Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën appeared first on Albinfo.

Sot bëhen katër vjet që prej kur Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës. Osmani ka shënuar këtë ditë përmes një postimi në Facebook, përcjell albinfo.ch.
“Çdo ditë, para se gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën! Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën!”, ka shkruar ajo.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të vendit Vjosa Osmanin. Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.
The post Osmani: Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën appeared first on Albinfo.