Osmani këshillon Qeverinë e re ta zbatojë marrëveshjen e Prespës

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani deklaroi se Marrëveshja e Prespës është e qartë në lidhje me përdorimin e emrit të shtetit dhe e njëjta duhet të respektohet. Ai The post Osmani këshillon Qeverinë e re ta zbatojë marrëveshjen e Prespës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Osmani këshillon Qeverinë e re ta zbatojë marrëveshjen e Prespës

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani deklaroi se Marrëveshja e Prespës është e qartë në lidhje me përdorimin e emrit të shtetit dhe e njëjta duhet të respektohet. Ai e këshilloi Qeverinë e re e cila do të formohet se kjo marrëveshje është pjesë e kushtetutës sonë dhe se me apo pa dëshirë duhet të respektohet.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe çdo përdorim i emrit tjetër është jashtë Kushtetutës dhe nuk ka rëndësi nëse është në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. E kam thënë në disa raste – edhe Mitsotakis ishte kundër marrëveshjes, por kur u bë kryeministër tha: “Kam qenë kundër, jam akoma, por është detyrim ndërkombëtar, pjesë e rendit kushtetues dhe më duhet të respektoje”, duke e mbyllur kështu temën me një fjali. Ja këshilla falas për Qeverinë: Ju mund të keni qenë kundër, mund të jeni kundër, por është realitet dhe pjesë e Kushtetutës sonë dhe duhet respektuar”.

Osmani tha se nën kryesimin e Maqedonisë së Veriut, 13 shtetet participuese të këtij procesi të Europës Juglindore me unanimitet, pas 3 viteve, pas 3 kryesimeve të ndryshme arritën që të zgjedhim sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Nëse kisha privilegjin vitin e kaluar në dhjetor që të dal para jush dhe të konstatoj se OSBE-ja u shpëtua në Shkup, meqë në një kontekst të vështirë gjeopolitik, kryesimi i RMV-së arriti ti bëjë bashkë 57 vende për të zgjidhur çështjen e udhëheqësisë së kësaj organizate, ja sot kam përsëri privilegjin që në fund të një kryesimi tjetër të procesit për bashkëpunim në europën juglindore të them se RMV-ja ia doli përsëri”.

Osmani njoftoi se zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë do të jetë në krye të delegacionit në takimin vjetor të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal , i cili do të mbahet në Shkup në dy ditët e ardhshme.

/SHENJA/

The post Osmani këshillon Qeverinë e re ta zbatojë marrëveshjen e Prespës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .