Osmani për të mbijetuarit e dhunës seksuale: Dhimbjen e shndërruan në guxim

14 prilli, është data kur shënohet edhe Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës së fundit në Kosovë. Sot, pasi bëri homazhe te Memoriali “Heroinat”, presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar për nder të shënimit të kësaj dite. E shoqëruar nga dy të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri Sylejmani, ajo

Osmani për të mbijetuarit e dhunës seksuale: Dhimbjen e shndërruan në guxim

14 prilli, është data kur shënohet edhe Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Sot, pasi bëri homazhe te Memoriali “Heroinat”, presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar për nder të shënimit të kësaj dite.

E shoqëruar nga dy të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri Sylejmani, ajo tha se gratë dhe burrat e Kosovës nuk kanë lejuar që dhimbja t’i mposhtë.

“Dhimbjen e kanë shndërruar në shembull të guximit dhe pamposhtjes dhe qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës”, tha Osmani.