Osmani takohet me ambasadorin japonez, njofton se në qershor zhvillon vizitë atje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë, Kiminori Iwama, me të cilin njoftoi se kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe sfidat e sigurisë. Ndër të tjera, Osmani e njoftoi Iwaman për vizitën në Japoni, e planifikuar për muajin qershor. “Në këtë kontekst, Presidentja e informoi

Osmani takohet me ambasadorin japonez, njofton se në qershor zhvillon vizitë atje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë, Kiminori Iwama, me të cilin njoftoi se kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe sfidat e sigurisë.

Ndër të tjera, Osmani e njoftoi Iwaman për vizitën në Japoni, e planifikuar për muajin qershor.

“Në këtë kontekst, Presidentja e informoi ambasadorin Iwama për vizitën bilaterale në Japoni, të planifikuar gjatë muajit qershor, si dhe pjesëmarrjen në EXPO 2025 në Osaka, në kuadër të kësaj vizite.

Ajo theksoi se kjo vizitë do të përkojë me Ditën e Çlirimit të Kosovës më 12 qershor, duke ofruar një mundësi të veçantë për ta promovuar Kosovën dhe për t`i forcuar lidhjet në mes dy shteteve.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.