Osmani takohet me drejtorin Rajonal të IOM-it për Evropë dhe Azinë Qendrore, presidenca tregon çka u bisedua
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Drejtorin Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për Evropë dhe Azinë Qendrore, Arthur Erken. Në kētë takim, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për siç thotë ajo “kontributin e vazhdueshëm dhe të çmuar të IOM-it në Kosovë gjatë 25 viteve të fundit, veçanërisht në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Drejtorin Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për Evropë dhe Azinë Qendrore, Arthur Erken.
Në kētë takim, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për siç thotë ajo “kontributin e vazhdueshëm dhe të çmuar të IOM-it në Kosovë gjatë 25 viteve të fundit, veçanërisht në periudhën e pasluftës, kur ndihma në rindërtimin e vendit, migracionin dhe asistencën humanitare ishte jetike për qytetarët e Kosovēs”.
Osmani dhe Erken diskutuar gjithashtu për bashkëpunimin në iniciativa që synojnë fuqizimin ekonomik të grave, krijimin e tregut atraktiv të punës për to dhe mbështetjen për krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesor për të rinjtë.
“Ndër të tjera u diskutua edhe për rolin dhe kontributin e mërgatës, rritjen e kualitetit tě jetës në mënyrë që të parandalohen valë të migracionit. Presidentja Osmani rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur IOM-in dhe për të forcuar më tej partneritetin, me qëllim krijimin e politikave të qëndrueshme dhe të efektshme në fushën e migracionit dhe integrimit social”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e presidencës.