Osmani takoi deputetin e Bundestagut: U riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein, përcjell albinfo.ch. Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë. Presidentja […] The post Osmani takoi deputetin e Bundestagut: U riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë appeared first on Albinfo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein, përcjell albinfo.ch.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për z. Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.
“Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e presidencës.
The post Osmani takoi deputetin e Bundestagut: U riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë appeared first on Albinfo.