Osmani tërheq kërkesën e saj në Kushtetuese: Gjyqtari paraqet rrezik për sigurinë kombëtare
Presidentja e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur sot në një konferencë për media për tërheqjen e kërkesës së saj nga Gjykata Kushtetuese, e paraqitur më 22 korrik 2025 e cila lidhet me seancën konstituive të Kuvendit. Vendimi vjen si reagim i drejtpërdrejtë ndaj caktimit të gjyqtarit Radomin Llaban si gjyqtar raportues në këtë

Presidentja e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur sot në një konferencë për media për tërheqjen e kërkesës së saj nga Gjykata Kushtetuese, e paraqitur më 22 korrik 2025 e cila lidhet me seancën konstituive të Kuvendit. Vendimi vjen si reagim i drejtpërdrejtë ndaj caktimit të gjyqtarit Radomin Llaban si gjyqtar raportues në këtë rast.
Presidentja Osmani ngriti shqetësime serioze duke u bazuar në informacionet e ofruara nga institucionet e sigurinë kombëtare mbi gjyqtarin Llaban, duke theksuar se institucione të sigurisë së Kosovës, përfshirë ato nga vitet 2018–2021 dhe së fundi në 2024, kanë dorëzuar informacione zyrtare që e lidhin gjyqtarin Llaban me “veprimtari të rrezikshme” dhe angazhime që bien ndesh me rendin kushtetues të shtetit.
“Sot, në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, dhe rregulloren e kësaj Gjykatë kam tërhequr kërkesën numër KO215/25,kam tërhequr kërkesën të paraqitur në gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme, i cili në vitet 2018–2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta. Sipas informatave, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundërkushtetuese. Rastin të cilin e kam adresuar në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me mbrojtjen e rendit kushtetues. Sipas rregullit 36, gjyqtari raportues ka rol kyç në vlerësimin e pranueshmërisë, meritave të kërkesës dhe kërkesës për masë të përkohshme. Gjyqtari raportues e trason rrugën e një rasti që ndiqet nga gjykata në thuajse të gjitha rastet.Osmani theksoi se gjyqtari raportues ka rol kyç në trajtimin e rasteve dhe se përzgjedhja e Labanit është shqetësuese, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të kërkesës që lidhej me mbrojtjen e rendit kushtetues në Kosovë.“Kryetari i gjykatës ka diskrecion të plotë të vendosë se cilit rast i caktohet cili gjyqtar. Kërkesa jonë ka të bëjë me rendin kushtetues. Është shqetësuese se si një gjyqtar, për të cilin institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informata që rrezikon shtetin tonë, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues. Ky vendim nuk ka të bëjë me vlerësime personale, por me informata zyrtare të ofruara nga tre drejtues të institucioneve të sigurisë së vendit. Unë nuk kam ndonjë preferencë për ndonjë zyrtar tjetër, por për ta nuk ekziston asnjë informacion zyrtar që do ta cenonte këtë proces”, ka thënë ajo, raporton EO.