OVL-UÇK i reagon Trendafilovës: Deklarata juaj është e pavërtetë dhe e pabazuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. OVL e UÇK ka hedhur poshtë deklaratën e saj e cila tha se selia e Gjykatës Speciale nuk mund të jetë në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët.

OVL-UÇK i reagon Trendafilovës: Deklarata juaj është e pavërtetë dhe e pabazuar


Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

OVL e UÇK ka hedhur poshtë deklaratën e saj e cila tha se selia e Gjykatës Speciale nuk mund të jetë në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët.

“Këto procese kanë përfshirë hetime, arrestime, gjykime dhe dënime konkrete. Në asnjërën prej tyre nuk është dëshmuar ndonjë rast sistematik të frikësimit të dëshmitarëve, aq më pak që të ketë pasur rrezik për jetën e tyre”, thuhet në reagim.

Organizata nënvizon se ky realitet fakton qartë se ka ekzistuar atmosferë për gjykime edhe në Kosovë, madje edhe në kohë shumë më të ndjeshme se sot, menjëherë pas luftës, kur emocionet dhe pasojat ishin ende të freskëta.

“Si rrjedhojë, pretendimi se drejtësia për UÇK-në mund të vendosej vetëm jashtë Kosovës, bie ndesh me të vërtetën faktike dhe me përvojën që nga përfundimi i luftës të proceseve që janë zhvilluar në vendin tone”, shkruhet në reagim.