Pagat u rritën në Zvicër gjatë 2024

Në Zvicër, pagat u rritën sërish gjatë vitit 2024. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, rritja mesatare e pagave nominale ishte 1.8% krahasuar me vitin e kaluar. Edhe pse inflacioni ndikoi në këtë rritje, fuqia blerëse e qytetarëve u përmirësua, falë një rritjeje prej 0.7% të pagave reale – për herë të parë pas tre vitesh […] The post Pagat u rritën në Zvicër gjatë 2024 appeared first on Albinfo.

Pagat u rritën në Zvicër gjatë 2024

Në Zvicër, pagat u rritën sërish gjatë vitit 2024. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, rritja mesatare e pagave nominale ishte 1.8% krahasuar me vitin e kaluar. Edhe pse inflacioni ndikoi në këtë rritje, fuqia blerëse e qytetarëve u përmirësua, falë një rritjeje prej 0.7% të pagave reale – për herë të parë pas tre vitesh rënie, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

Inflacioni zbriti në 1.1%, i ndikuar nga rritja e qirave dhe çmimeve të energjisë elektrike, dhe ishte më i ulët krahasuar me 2.1% në 2023 dhe 2.8% në 2022.

Rritja e pagave nuk ishte e barabartë në të gjitha sektorët. Në sektorin dytësor, që përfshin ndërtimin dhe prodhimin, rritjet varionin nga +0.8% në ndërtim dhe prodhimin e metaleve deri në +4.9% në industrinë e gomës, plastikës dhe produkteve minerale jometalike.

Ndërsa në sektorin terciar, rritja mesatare ishte 1.9%, me rritje të larta në shëndetësi, kujdes social dhe punë sociale (+3.0%), në shërbimet postare e korrierëve (+3.0%), sigurime (+2.5%) dhe administratë publike (+2.5%).

Nga ana tjetër, rritja ishte e ulët ose negative në sektorë si media, telekomunikacion dhe teknologji informacioni (+0.4%), si dhe në shërbimet administrative dhe mbështetëse, ku u vu re një rënie prej -0.4%.

Për sa i përket gjinisë, gratë përfituan më shumë nga rritjet e pagave këtë vit. Pagat e tyre u rritën mesatarisht me 2.6% në terma nominalë, ndërsa pagat e burrave u rritën vetëm me 1.2%.

Këto të dhëna tregojnë jo vetëm përmirësimin e përgjithshëm të të ardhurave në Zvicër, por edhe ndryshimet dhe sfidat mes sektorëve të ndryshëm, si dhe një hap pozitiv drejt zvogëlimit të hendekut gjinor në paga, transmeton albinfo.ch.

The post Pagat u rritën në Zvicër gjatë 2024 appeared first on Albinfo.