Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane

Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025, eventi i parë i këtij lloji, dedikuar për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane. The post Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane appeared first on Albinfo.

Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane

Më 15 qershor në Kreuzlingen do të mbahet eventi “She Leads” – panairi i parë dhe më i madhi i biznesit dhe karrierës, dedikuar grave ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane.

Dy gra ndërmarrëse shqiptare nga Zvicra në bashkëpunim me platformen mediale albinfo.ch, organizojnë panairin “She Leads”, me të cilin synon të krijojë një komunitet të fuqishëm që i mbështet gratë, i bën të dukshme dhe i ndihmon në rrugën drejt pavarësisë dhe suksesit.

Në këtë panair do të keni mundësi të takoni një rrjet ekskluziv biznesi dhe karriere, me një komunitet të fuqishëm të grave shqiptaro-zvicerane.

Më 15 qershor do të flasin figurat më të njohura të ndërmarrësisë shqiptaro-zvicerane. Agjenda do të bëhet publike shumë shpejt.

Do të keni rastin të takoni gratë shqiptare më të suksesshme të sektorëve të ndryshëm dhe nga kompanitë inovative të krijuara po ashtu nga gratë.

Në këtë event do të mbahen disa panele diskutimesh dhe hyrja është gratis, por vetëm për femra dhe gra.

ÇFARË JU PRET NË “SHE LEADS”

Rreth 100 stenda ku gratë e suksesshme prezantojnë bizneset e tyre Ligjëruese frymëzuese & rrëfime suksesi që motivojnë Muzikë live, biseda interaktive & sesione rrjetëzimi që krijojnë një atmosferë të paharrueshme Deri në 1.000 vizitore të interesuara për biznes, karrierë dhe zhvillim personal

Kush qëndron pas She Leads?

She Leads organizohet me pasion dhe vizion nga dy gra sipërmarrëse dhe platforma albinfo.ch, që e dinë sa të rëndësishme janë rrjetet, mbështetja dhe prania për suksesin.

“Në partneritet me albinfo.ch, synojmë të krijojmë një platformë për gra që duan të shkëmbejnë përvoja, të frymëzohen dhe të fuqizohen,” – thotë njëra nga organizatoret, Lume Deari (Gold Papier Grafik Design dhe Marketing Studio).
.

“Qëllimi i këtij takimi është të bashkojë profesioniste dhe ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane nga sektorë të ndryshëm,” – tha organizatorja tjetër, Ganimete Bilali ( Wochenbettbetreuuerin).

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë me biznesin e tyre në panair apo për t’u bërë sponsorë të këtij eventi ekskluziv, të na shkruajnë në: [email protected]

Më shumë të dhëna:

The post Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane appeared first on Albinfo.