Papa i ri, mblidhen Kardinalët/ Në mbrëmje, tymi i parë për kreun e Vatikanit
Pas një lutjeje të fundit që është lexuar në Kapelën e Shën Palit, procesioni për në Kapelën Sistine ka filluar. Tashmë ka nisur konklava në Kapelën Sistine, ku 133 kardinalë votues do të nisin procesin e votimit për të zgjedhur Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Sipas mediave ndërkombëtare, janë shtruar tavolina dhe 133 [...]Read More...

Pas një lutjeje të fundit që është lexuar në Kapelën e Shën Palit, procesioni për në Kapelën Sistine ka filluar.
Tashmë ka nisur konklava në Kapelën Sistine, ku 133 kardinalë votues do të nisin procesin e votimit për të zgjedhur Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake.
Sipas mediave ndërkombëtare, janë shtruar tavolina dhe 133 karrige për ata që janë përgjegjës për zgjedhjen e Papës së ardhshëm.
Ata do të bëjnë një betim sekreti përpara se dyert të mbyllen dhe kontakti me botën e jashtme të ndërpritet.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, të gjithë kardinalët morën pjesë në meshën e posaçme në Bazilikën e Shën Pjetrit, me titullin “Pro eligendo Romano Pontifice”, për zgjedhjen e Papës së ri.
/abcnews.al/