Papën e ri e zgjedh Konklava/ Diskutohen 8 emra si pasues të Papa Françeskut

Vëmendja e të gjithë botës është kthyer nga Roma jo vetëm për ceremoninë mortore të Papa Françeskur por edhe për Zgjedhjen e Kreut të Ri të Kishës Katolike. Si Papa I parë I Amerikës Latine, Zgjedhja e Françeskut në vitin 2013 la të kuptohet për një ndryshim më të të gjërë brenda Kishës Katolike. Tashmë [...]Read More...

Papën e ri e zgjedh Konklava/ Diskutohen 8 emra si pasues të Papa Françeskut

Vëmendja e të gjithë botës është kthyer nga Roma jo vetëm për ceremoninë mortore të Papa Françeskur por edhe për Zgjedhjen e Kreut të Ri të Kishës Katolike. Si Papa I parë I Amerikës Latine, Zgjedhja e Françeskut në vitin 2013 la të kuptohet për një ndryshim më të të gjërë brenda Kishës Katolike. Tashmë janë shtuar spekulimet nëse kjo prirje do të vazhdojë, ndoshta me zgjedhjen e Papës së Parë me ngjyrë apo me Papën e Parë Aziatik.

Zgjedhja e një Pape të ri është procedi demokratik më Sekret në Botë dhe Kreu I Kishës Katolike zgjidhet nga ajo që quhet Konklava Papnore.

Kur kardinalët mblidhen në Romë, zakonisht 15-20 ditë pas vdekjes së Papës, takohen nën tavanin e pikturuar nga Mikelanxhelo në Kapelën Sistine, për të filluar diskutimet e tyre. Pasi thuhen fjalët “extra omne”, – të gjithë jashtë – duke iu referuar të gjithëve përveç kardinalëve që votojnë dhe një numri të vogël zyrtarësh dhe doktorësh, dyert kyçen.

Kardinalët betohen për sekret absolut dhe nuk lejohet asnjë kontakt me botën jashtë gjatë procesit të zgjedhjes. Atyre u hiqen celularët, s’ka gazeta, televizion, si dhe nuk lejohen mesazhe apo letra. Kardinalët hanë dhe flenë në një godinë të ndërtuar për këtë qëllim, shtëpinë e Shën Martës, pranë Kapelës Sistine, ku Papa Françesku ka jetuar gjatë këtyre 12 viteve.

Aktualisht janë 252 kardinalë katolikë, 138 prej të cilëve kanë të drejtë të votojnë për Papën e ri. Të tjerët janë mbi 80 vjeç, që do të thotë se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje, edhe pse mund të bashkohen në debatin se kush duhet të zgjidhet.Konklava nis me një meshë pas së cilës nisin diskutimet dhe votimet. Votat ndërmerren çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite, derisa një kandidat të fitojë shumicën e dy të tretave. Ka pushim për lutje dhe reflektim pas 7 votimeve. Nëse nuk ka rezultat pas 30 votimeve, kandidati mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë. Konklava më e gjatë papale në historinë moderne ishte në vitin 1922 kur kardinalëve iu deshën pesë ditë për të zgjedhur papën e ri.

Votimi është sekret, por kjo nuk do të thotë se procesi është imun nga fraksionizmi, intrigat apo dhe lobimi. Pas çdo raundi votimi, fletët e votimit digjen. Atyre u hidhen kimikate për ta bërë tymm të zi ose të bardhë. Tymi i zi simbolizon se nuk ka dakordësi për emrin e Papës së ri, ndërsa tymi i bardhë njofton botën se një Papë i ri është zgjedhur. Nese ka tym te Bardhe, Papa I Ri del brenda nje ore ne Ballkonin e Bazilikes se Shen Pjetri me Kardinalin e Lartë pjesmarrës të konklavs që thotv frazën “Ne kemi një Papë” në gjuhën latine.

Ndersa ceremonia tradite per zgjedhjen e Papes, nje ceremoni me shume se 800 vjecare eshte e qarte mediat nderkombetare kane nisur edhe spekulimet se kush mund te jete Papa I ardhshem.

I pari është kardinali Peter Turkson, 76 vjeç. Ish peshkopi i Cape Coast ne Ghana  do te behej papa I pare me ngjyre nese do te zgjidhej si kre I Kishes Katolike. I respektuar ne te gjithe Afriken, ai u dergua nga Papa Francesku me mision paqeje ne Sudanin e Jugut. Peter Turkson I njohur si konservaotr ka kerkuar mirekuptim ndaj komunitetit LGBT. Nje tjeteter emer eshte Luis NAtonio Tagle, 67 vjec. Ish kryepeshkopi I Maniles konsiderohet nje nder te preferuarit e Vatikanit dhe nese do te zgjidhej do te ishte papa I pare Aziatik.

Kardinali Pietro Parolin 70 vjeç I ciki ka sherbyer si Sekretar Kardinal I Shtetit nen Papatin e Papa Franceskut shihet gjithashtu si favorite.

Nje tjeter emer eshte Petro Erdo, 72 vjec Kryepeshkop I Butapestit I cili nihet si mbrojtes I zeshem I mesimeve konservaotre katolike.

Kandidati me I ri per tu bere Pape eshte Joese Tolentino De Mendoça, 59 vjecari nga Portugalia I cili ka ikurajuar studiuesit biblike te perqafojne kulturen biblike.

Matteru Zuppu 69 vjec, Kryepeshkopi I Bolonjes I shuguruar Kardinal ne vitin 2019 eshte nje tjeter emer qe mund te marr drejtimin e Vatikanit. Ai u zgjodh nga Papa Francesku si I derguari I tij per Paqen ne Ukraine, iku mbajti vizita ne Moske per te kerkuar veprimtari humanitare.

Edhe Kardinali Mario Grech 68 vjec nga Malta, nje Peshkop me qasje Konservatore  si dhe Kardinali Robert Sarah 79 vjec nga Guineja Franceze jane ne mesin e emrave favorit per tu zgjedhur Papa i Ardhshëm i Vatikanit.