Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit hiperaktivitetin tek foshnjat

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e hiperaktivitetit (ADHD) tek fëmijët e palindur, sipas një studimi të botuar në ”Nature Mental Health” drejtuar nga Brennan Baker. Studimet e mëparshme mbi paracetamolin dhe kushtet e zhvillimit neurologjik kanë dhënë rezultate kontradiktore. Për shembull, një studim i vitit 2019 që përfshinte më shumë se […] The post Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit hiperaktivitetin tek foshnjat appeared first on Albinfo.

Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit hiperaktivitetin tek foshnjat

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e hiperaktivitetit (ADHD) tek fëmijët e palindur, sipas një studimi të botuar në ”Nature Mental Health” drejtuar nga Brennan Baker.

Studimet e mëparshme mbi paracetamolin dhe kushtet e zhvillimit neurologjik kanë dhënë rezultate kontradiktore. Për shembull, një studim i vitit 2019 që përfshinte më shumë se 4 700 fëmijë dhe nënat e tyre lidhi përdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve gjatë shtatzënisë me një rrezik 20 për qind në rritje të zhvillimit të ADHD.

Megjithatë, një analizë e publikuar vitin e kaluar për rreth 2.5 milionë fëmijë nuk tregoi asnjë lidhje të tillë.

Baker kërkoi shënues të ilaçit në mostrat e gjakut të mbledhura nga 307 gra, gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë, ku asnjë prej tyre nuk po merrte medikamente për sëmundje kronike ose nuk kishte komplikime të njohura të shtatzënisë.

Studiuesit më pas ndoqën pjesëmarrësit kur fëmijët e tyre ishin midis 8 dhe 10 vjeç. Mesatarisht, fëmijët nënat e të cilëve kishin shënues gjaku të acetaminofenit gjatë shtatzënisë kishin tre herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me ADHD sesa fëmijët e lindur nga nëna që nuk i kishin ato.

Studime të mëtejshme do të nevojiten për të kuptuar nëse paracetamoli në të vërtetë rrit rrezikun e ADHD.

The post Paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit hiperaktivitetin tek foshnjat appeared first on Albinfo.