Paralajmërimi i fundit për Hamas/ Trump: Pranoni armëpushimin, nuk do ketë apel tjetër
Presidenti Amerikan Donald Trump ka lëshuar até që ai e quajti paralajmërimin e tij të fundit ndaj Grupit Militant Palestinez Hamas duke I kërkuar që te pranojë një marrëveshje armepushimi e cila aktualisht eshtë pranuar nga Izraeli. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shkroi në X se Tel Avivi ka pranuar kushtete e tij dhe se [...]Read More...

Presidenti Amerikan Donald Trump ka lëshuar até që ai e quajti paralajmërimin e tij të fundit ndaj Grupit Militant Palestinez Hamas duke I kërkuar që te pranojë një marrëveshje armepushimi e cila aktualisht eshtë pranuar nga Izraeli.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shkroi në X se Tel Avivi ka pranuar kushtete e tij dhe se tani është Koha qe edhe Hamas té pranojë marrëveshjen pasi ky do të ishte paralajmërimi | tij I fundit.
Menjëherë pas kétij paralajmerimi të Trump , perfaqësues të Hamas reaguan duke thënë se ata janë të gatshëm të ulen menjëhere ne tryezën e negociatave por shtuan se ata kerkojne garanci se nëse lirojne te gjitha pengjet, atëherë Ushtria Izraelite do té térhiqet nga enklava dhe se do të ketë një administrate palestineze në krye të saj. Minisri Izraelit I Mbrojtes Israel Katz lëshoi një tjetër paralajmërim këtë të hënë duke thënë senëse Hamas nuk dorëzon armët dhe nuk liron pengjet, atëherë Gaza do të shkaterrohet dhe ky grup terrorist do te zhduket nga faqja e dheut.
Media Amerikane Axios zbuloi javën e shkuar se i dërguari | Shtëpisë së bardhë për luftën në Lindjen e Mesme Steve Witkoff I kishte dorezuar një propozim te ri Hamas për te liruar pengjet dhe per te pranuar një armëpushim. Vetë Trump ka deklaruar se detajet e ketij propozimi do te bëhen publike shumë shpejt ndërsa ka pretenduar se negociatat po ecin ne drejtim pozitiv.
Grupi izraelit “Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve” pershëndeti ndërhyrjen e presidentit Amerikan duke thënë se Trump ishte njeriu qe mund të sillte një perparim te vërtet. Në sulmin terrorist të 7 tetorit te vitit 2023 ndaj zraelit Hamas rrimbeu 251 persona dhe vrau mbi 1200 të tjerë. Grupi militant mban tẻ rrëmbyer ende 48 persona , por sipas inteligjences Izraelite vetèm 20 prej tyre jane ende gjalle. Lufta gati 2 vjecare në rripin e Gazës ka lêne të vrare deri me tani mbi 64 mijë persona ndërsa ka shkaktuar një krizë te rëndë humanitare ku e gjithé popullsia eshte detyruar té zhvendoset nga shtepite e tyre dhjetëra here per shkak të luftimeve intensive.