Parashikimi i motit për të dielën, i vranët dhe me reshje bore
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më të intensifikuara parashihen në gjysmën e poshtme të territorit të Kosovës, e sidomos zona jugore, ndërsa më të pakta drejt pjesës veriore. Priten shtresa të reja bore. Era do të fryjë kryesisht nga

Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më të intensifikuara parashihen në gjysmën e poshtme të territorit të Kosovës, e sidomos zona jugore, ndërsa më të pakta drejt pjesës veriore. Priten shtresa të reja bore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-38 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 0°C. /MeteoKosova/