“Parko veturën, merr biletë falas për autobusët urban, udhëto drejt qendrës”: Përparim Rama prezanton projektin “Park & Ride”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar bashkëpunim me qendrën “Prishtina Mall”, e cila në qendër ka planin për zvogëlimin e kolonave. Sipas marrëveshjes, qytetarët mund të parkojnë veturat falas në Prishtina Mall, të marrin bileta falas për autobusët urban, dhe të nisen drejt qendrës së qytetit. “Park & Ride po bëhet realitet në Prishtinë! […]

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar bashkëpunim me qendrën “Prishtina Mall”, e cila në qendër ka planin për zvogëlimin e kolonave.
Sipas marrëveshjes, qytetarët mund të parkojnë veturat falas në Prishtina Mall, të marrin bileta falas për autobusët urban, dhe të nisen drejt qendrës së qytetit.
“Park & Ride po bëhet realitet në Prishtinë! Kryeqyteti dhe Prishtina Mall kanë nënshkruar bashkëpunimin për ta kthyer parkingun e Prishtina Mall pjesë të sistemit Park & Ride! Çfarë do të thotë kjo për qytetarët? * Parkoni veturën tuaj falas në Prishtina Mall * Merrni biletë falas për autobusët urban * Udhëtoni lehtë e shpejtë drejt qendrës së Prishtinës ”, ka shkruar Rama.
Në këtë formë, zbatohet plani e premtimi i të parit të kryqytetit për të zvogëluar kolonat dhe ta zhbllokuar trafikun në Prishtinë.
“Ky sistem: zvogëlon kolonat dhe trafikun në qytet kursen kohë e para mbron mjedisin Ky është një hap i madh për ta bërë Prishtinën më të qasshme, më të pastër dhe për të krijuar një model të bashkëpunimit publik-privat për të ardhmen e Kryeqytetit!”, ka shkruar ai.
Çështja e trafikut dhe zvogëlimi i kolonave ka qenë në mesin e premtimeve kryesore të Përparim Ramës, dhe i njëjti po jetësohet çdo ditë.