Parlamenti i Hungarisë miraton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Parlamenti hungarez ka miratuar të martën propozimin për tërheqjen e vendit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), me 134 vota pro, 37 kundër dhe 7 abstenime. Iniciativa u paraqit nga zëvendëskryeministri Zsolt Semjen. Sipas arsyetimit të qeverisë, GJNP është shndërruar në një aktor politik. Portali 24.hu raportoi në korrik të vitit të kaluar se pas kërkesës [...]Read More...

Parlamenti i Hungarisë miraton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Parlamenti hungarez ka miratuar të martën propozimin për tërheqjen e vendit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), me 134 vota pro, 37 kundër dhe 7 abstenime.

Iniciativa u paraqit nga zëvendëskryeministri Zsolt Semjen.

Sipas arsyetimit të qeverisë, GJNP është shndërruar në një aktor politik.

Portali 24.hu raportoi në korrik të vitit të kaluar se pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së për lëshimin e një fletarrestimi ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të veprimeve ushtarake në Gazë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, kishte ngarkuar tre ministra të kabinetit të tij që të shqyrtonin pasojat e një tërheqjeje të mundshme nga Gjykata – si vendi i vetëm i Bashkimit Evropian që do ta bënte një hap të tillë.

Sipas Shërbimit hungarez të Radios Evropa e Lirë, qeveria e Orbanit e interpretoi si sinjal pozitiv deklaratën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, më 5 shkurt, kur ky i fundit paralajmëroi sanksione ndaj GJNP-së pas fletarrestimit për Netanyahun.