Parlamenti kroat heq imunitetin dhe lejon arrestimin e deputetit Dabra

Kuvendi i Kroacisë i ka hequr imunitetin deputetit të Lëvizjes Atdheu, Josip Dabra, me propozim të Komisionit Mandat imuniteti dhe me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale. Kuvendi ka marrë dy vendime për Dabrën, një miratim për procedim penal dhe tjetri për arrestimin e Dabrës. Prokuroria e Shtetit e [...]Read More...

Parlamenti kroat heq imunitetin dhe lejon arrestimin e deputetit Dabra

Kuvendi i Kroacisë i ka hequr imunitetin deputetit të Lëvizjes Atdheu, Josip Dabra, me propozim të Komisionit Mandat imuniteti dhe me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale.

Kuvendi ka marrë dy vendime për Dabrën, një miratim për procedim penal dhe tjetri për arrestimin e Dabrës.

Prokuroria e Shtetit e kallëzon Dabrën për dy veprat penale të shtytjes së djalit të tij të mitur në përdorim të armës dhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Dabro dha dorëheqjen më parë si Ministër i Bujqësisë pasi u shfaq një video që tregonte atë duke qëlluar me armë nga dritarja e hapur e një automjeti në lëvizje./abcnews.al