Pas 37 vitesh, gjendet busti i vjedhur i Jim Morrison

Busti i Jim Morrison, i vjedhur në vitin 1988 nga varrezat ”Père-Lachaise” në Paris, ku ndodhet varri i këngëtarit legjendar amerikan dhe një vend pelegrinazhi për shumë nga admiruesit e tij, u gjet rastësisht nga policia franceze. Skulptura imponuese e vokalistit të “The Doors”, krijuar nga artisti kroat Mladen Mikulin, u vodh nga një varrezë [...]Read More...

Pas 37 vitesh, gjendet busti i vjedhur i Jim Morrison

Busti i Jim Morrison, i vjedhur në vitin 1988 nga varrezat ”Père-Lachaise” në Paris, ku ndodhet varri i këngëtarit legjendar amerikan dhe një vend pelegrinazhi për shumë nga admiruesit e tij, u gjet rastësisht nga policia franceze.

Skulptura imponuese e vokalistit të “The Doors”, krijuar nga artisti kroat Mladen Mikulin, u vodh nga një varrezë pariziane 37 vjet më parë dhe nuk ishte gjetur.

Sipas radios RTL, e cila e zbuloi e para lajmin, skulptura e krijuar nga Mikulin për 10-vjetorin e vdekjes së Jim Morrison, në vitin 1981, u gjet rastësisht gjatë një kontrolli nga zyra e prokurorit të Parisit në një rast mashtrimi.

Morrison vdiq në Paris, në korrik të vitit 1971.

Sipas versionit zyrtar, ai vdiq në një vaskë, në moshën 27-vjeçare, nga një atak kardiak.

Sipas gazetarit dhe shkrimtarit të specializuar, Sam Bernett, vdekja e parakohshme e artistit ishte për shkak të një mbidoze droge në klubin e  natës parizian “Rock’n’Roll Circus”.