Pas debateve me ish bashkëshortin në BB VK, Drenusha Latifi: Vajzën e çova në Psikolog
Drenusha Latifi në një intervistë dhënë për Kosova Today, ka treguar se pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova” vajza e saj nuk ka qenë mirë pasi nuk ka mundur t’i përballoj disa situata të ndodhura. Ajo thotë se për këtë i është dashur ta dërgojë edhe te një psikolog. “Vajza kur jam dal prej […]

Drenusha Latifi në një intervistë dhënë për Kosova Today, ka treguar se pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova” vajza e saj nuk ka qenë mirë pasi nuk ka mundur t’i përballoj disa situata të ndodhura.
Ajo thotë se për këtë i është dashur ta dërgojë edhe te një psikolog.
“Vajza kur jam dal prej Big Brotherit nuk ka qenë hiç mirë dhe vazhdon mos me qenë mirë, e kam pasur te psikolog. Ka përjetuar shumë gjëra që nuk ka mundur t’i përballoj mostakimi me nënën tem, mos-takimi me mua, lënia jashtë shkollës vetë. Një papërgjegjësi shumë e madhe ndaj një prindit që e ka krijuar duke pasur mundësi që t’i lë te nëna ime, duke pasur mundësi t’i lë te familja ime”, tha Latifi.
Ajo shtoi: “Në çdo formë i ka kushtëzuar fëmijët mos me qenë në praninë e askujt nga familja ime”.