Pas dështimit të 53-të të seancës, kështu Abdixhiku i mbledhi deputetët e partisë

Ka dështuar edhe përpjekja e 53-të për konstiutimin e Kuvendit të Kosovës, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Por, pas dështimit të seancës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur për disa minuta deputetët e partisë së tij, brenda sallës së seancave. Megjithatë, nuk dihet saktësisht çfarë kanë diskutuar. E

Pas dështimit të 53-të të seancës, kështu Abdixhiku i mbledhi deputetët e partisë

Ka dështuar edhe përpjekja e 53-të për konstiutimin e Kuvendit të Kosovës, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Por, pas dështimit të seancës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur për disa minuta deputetët e partisë së tij, brenda sallës së seancave.

Megjithatë, nuk dihet saktësisht çfarë kanë diskutuar.

E gjitha ndodhi pasi deputetët e PDK, LDK e AAK – Memli Krasniq, Hykmete Bajrami dhe Daut Haradinaj – mbajtën nga një fjalim në sallën e Kuvendit, pas dështimit të seancës.

Kryesuesi Avni Dehari ka njoftuar se seanca e re do të zhvillohet sonte në ora 22:00.