Pas performancës, shoqërisë civile i ndalohet hyrja nga sigurimi i Kuvendit – flet Cakolli
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se pas performancës që zhvilluan sot shoqëria civile para Kuvendit të Kosovës, atij bashkë me disa kolegë i është ndaluar hyrja në Kuvend për monitorimin e seancës. Siç bëri të ditur ai në një postim në Facebook, ndalesa për të hyrë brenda u bë nga sigurimi

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se pas performancës që zhvilluan sot shoqëria civile para Kuvendit të Kosovës, atij bashkë me disa kolegë i është ndaluar hyrja në Kuvend për monitorimin e seancës.
Siç bëri të ditur ai në një postim në Facebook, ndalesa për të hyrë brenda u bë nga sigurimi i parlamentit.
“Pas performancës që zhvilluam sot si shoqëri civile para Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa kolegë deshëm të monitorojmë seancën – ashtu siç kemi bërë vazhdimisht prej më shumë se 15 vitesh, e veçanërisht pas 15 prillit”.
“Por, kësaj here, sigurimi na ndaloi hyrjen, me arsyetimin se nevojitet kërkesë e re me shkrim, ndonëse një të tillë e kemi dorëzuar që më 10 prill, pas së cilës kemi marrë pjesë në pothuajse të gjitha seancat”.
“Nga komunikimi me administratën e Kuvendit, na u bë e ditur se ky vendim reflekton qëndrimin e kryesuesit Avni Dehari”.
“Ky veprim, pikërisht pas reagimit tonë publik, është jo vetëm pengesë e pajustifikueshme, por edhe tejkalim i kompetencave nga ana e kryesuesit, i cili nuk ka asnjë mandat për të kufizuar praninë e shoqërisë civile në Kuvend”, shkruan ai.