Pas protestave, Trendafilova anulon konferencën

Trendafilova anulon takimin dhe konferencën për media The post Pas protestave, Trendafilova anulon konferencën appeared first on Albinfo.

Pas protestave, Trendafilova anulon konferencën

Bëhet e ditur se është anuluar takimi dhe konferenca e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep.

“Për shkak të sigurisë publike është anuluar takimi i sotëm. Nuk dihet nëse do të ketë takim tjetër në ditët në vijim”, konfirmoi Angela Griep.

Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kundërshtuar e tyre  vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Ata po protestojë kundër vizitës së Trendafilovas, ndërsa një numër i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë të pranishëm.

Njësia Speciale ka blinduar hyrjen ku është paralajmëruar takimi i Trendafilovas, ndërsa protestuesit po brohorasin “UÇK”, UÇK.

Protestuesit hodhën edhe tymues.

The post Pas protestave, Trendafilova anulon konferencën appeared first on Albinfo.