Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar

Sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan, përcjell albinfo.ch. Referuar një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. “Njësitet  policore relevante pasi […] The post Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar appeared first on Albinfo.

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar

Sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan, përcjell albinfo.ch.

Referuar një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.

“Njësitet  policore relevante pasi kane dalë në vend të ngjarjes dhe kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku në lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa banorët janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se njësia anti-terror janë  duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.

Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit”, thuhet në njoftim.

The post Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar appeared first on Albinfo.