Pas telefonatës më Trump/ Regon Putin: Armëpushim nëse arrihen qëllimet tona
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, ranë dakord në parim për të negociuar një “memorandum” mbi bisedimet e ardhshme në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai thotë se ka siguruar Trump se Rusia është e gatshme të punojë me palën ukrainase për memorandumin që mund të çonte drejt paqes. Sipas tij, [...]Read More...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, ranë dakord në parim për të negociuar një “memorandum” mbi bisedimet e ardhshme në lidhje me luftën në Ukrainë.
Ai thotë se ka siguruar Trump se Rusia është e gatshme të punojë me palën ukrainase për memorandumin që mund të çonte drejt paqes. Sipas tij, gjëja kryesore është eliminimi i shkaqeve rrënjësore të kësaj krize.
“Presidenti i SHBA ka shprehur qëndrimin e tij për armëpushimin dhe unë nga ana ime gjithashtu vura në dukje se Rusia gjithashtu favorizon një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase. Ne thjesht duhet të përcaktojmë mënyrat më efektive për të ecur drejt paqes. Ne ramë dakord me presidentin e SHBA që Rusia do të sugjerojë dhe është e gatshme të punojë me palën ukrainase për një memorandum për një traktat të mundshëm të ardhshëm të paqes, i cili përcakton një numër të kushteve të marrëveshjes së paqes. Gjëja kryesore për ne është eliminimi i shkaqeve rrënjësore të kësaj krize”, tha Vladimir Putin.
Më herët, pak kohë pas telefonatës dy orëshe me Vladimir Putin, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina do të nisnin menjëherë negociatat për armëpushim.
“Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja, t’i japin fund luftës”, ka shkruar Trump.
/abcnews.al