Pasardhësit e zviceranëve emigrantë kërkojnë pasaportën e Zvicrës
Një grup pasardhësish të emigrantëve zviceranë në Argjentinë ka kërkuar shtetësi zvicerane përmes një peticioni, por iniciativa e tyre u refuzua. Sipas ligjit zviceran të shtetësisë, kjo e drejtë trashëgohet, por mund të humbet nëse nuk respektohen afatet ligjore. Lëvizja “Pasardhësit zviceranë për kombësinë” kërkoi që deri në brezin e pestë të kenë të drejtën […] The post Pasardhësit e zviceranëve emigrantë kërkojnë pasaportën e Zvicrës appeared first on Albinfo.

Një grup pasardhësish të emigrantëve zviceranë në Argjentinë ka kërkuar shtetësi zvicerane përmes një peticioni, por iniciativa e tyre u refuzua. Sipas ligjit zviceran të shtetësisë, kjo e drejtë trashëgohet, por mund të humbet nëse nuk respektohen afatet ligjore.
Lëvizja “Pasardhësit zviceranë për kombësinë” kërkoi që deri në brezin e pestë të kenë të drejtën për pasaportë zvicerane, por kjo u refuzua me arsyetimin se do të përfshinte miliona persona.
Kërkesa është mbështetur nga më shumë se 10,000 shtetas zviceranë që jetojnë jashtë shtetit pa shtetësi, shkruan 20minuten.
“Pranimi i peticionit do të kishte rezultuar në natyralizimin e miliona njerëzve,” thotë anëtari i Këshillit të Shteteve të PS-së, Carlo Sommaruga.
Senatori Carlo Sommaruga tani po promovon një propozim për të lehtësuar qasjen e këtyre pasardhësve në tregun zviceran të punës, duke sugjeruar një kuotë të veçantë për lejet e qëndrimit.
Ai argumenton se kjo do të ndihmonte si pasardhësit ashtu edhe tregun e punës në Zvicër. Megjithatë, Këshilli Federal dhe senatorë të tjerë, si Matthias Michel, kundërshtojnë këtë propozim, duke theksuar se rregullat ekzistuese janë të mjaftueshme dhe se politika e migracionit nuk duhet të komplikohet. Si alternativë, Michel sugjeron një proces të thjeshtuar natyralizimi për ata që duan të rikthehen në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
The post Pasardhësit e zviceranëve emigrantë kërkojnë pasaportën e Zvicrës appeared first on Albinfo.